Grupe protestuesish hodhën gurë mbi policinë e cila përdori gazin lotsjellës. Mbi 50 protestues janë arrestuar.
Policia tha se rreth 12 mijë veta ishin mbledhur në një protestë në sheshin Syntagma, pranë parlamentit për të kundërshtuar masat e kursimit që përfshijnë rritjen e taksave dhe reformimin e pensioneve.
Më 13 korrik, liderët e eurozonës i kanë bërë presion kryeministrit grek Alexis Tsipras që të pranojë shkurtimin e shpenzimeve publike, masa këto që votuesit grekë i refuzuan në referendumin e mbajtur më 5 korrik.
Por masat shtrënguese dhe ekonomia e lirë e tregut bien ndesh me politikat e partisë së krahut të majtë Syriza, të kryeministrit Tsipras dhe një numër i madh i deputetëve nga kjo parti pritet që të votojnë kundër reformave