Prindërit vrasin djalin, shteti ua kishte hequr ndihmën ekonomike

87

skene-krimi-mos-kalo1Krimi familjar godet sërish. Ruzhdi dhe Huzrie Fisniku kanë vrarë djalin e tyre 44-vjeçar, Agron Fisnkiku, i cili vuante nga probleme mendore. Ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë dhe kufoma është hedhur në lumë me shpresën, se nuk do të gjendej. Gjykohet, se kufoma është goditur tre herë me thikë.

Konfliktet e shpeshta në familje të kushtëzuara edhe nga gjendja e vështirë ekonomike, kanë bërë që situata të dalë nga kontrolli duke përfundur në tragjedi.

Babai i familjes i cili ka kryer edhe ekzekutimin, pak kohë më parë kishte deklaruar në një media, se ndihma e tij ekonomike prej 3 mijë lekësh ishte ndërprerë prej një viti dhe se kërkonte rikthim të saj për të mbijetuar. Të ardhurat e bashkëshortëve kanë qenë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën, pasi edhe dy fëmijët e tjerë nuk punonin për shkak të problemeve mendore.