Përmet, meshë në rrugë përballë Shtëpisë së Kulturës

55

198Rreth orës 8:00 ka filluar mbajtja e Liturgjisë së Shenjtë, si çdo të dielë, në kishën e Shën Marisë së Pazarit, në qytetin e Përmetit, nën drejtimin e ikonomëve Athanas Qerimi e Vasil Thomollari.

Mesha, këtë radhë u mbajt në shëtitoren përballë Shtëpisë së Kulturës, e cila sot ishte rrethuar me forca të shumta policie, private dhe nga komisariatet Përmet e Gjirokastër.

Në meshë merrnin pjesë pak besimtarë, jo si të dielat e zakonshme, kur pjesëmarrja ka qenë më e lartë dhe mesha zhvillohej në ambientet e brendshme të ndërtesës.

Pas riteve fetare dhe ndarjes se bukës së bekuar, ikonom Athanas Qerimi mbajti një deklaratë në fund të meshës, ku bëri me dije se kisha s’do heqë dorë nga prona e saj në asnjë mënyrë.

Ai iu drejtua, në emër të kishës, të gjithë atyre që vunë dorë mbi kishën, duke thënë se kanë fëmijë për të rritur dhe të shikojnë familjet e tyre, ndërsa u kërkoi besimtarëve të mblidhen çdo ditë në shëtitore, për të kryer ritet fetare, duke filluar nga dita e nesërme.