PD: Kokëdhima Kryetar i PS-së, antiperëndimor dhe ekstremist i majtë

64

gerti-bogdaniNë një Konferencë për Shtyp, Partia Demokratike përmes deputetit Gerti Bogdani ka akuzuar sërish kandidatin për deputet të qarkut Vlorë, Koço Kokëdhimën. Bogdani theksoi, se Kokëdhima është Kryetar de facto i PS-së dhe e cilësoi atë si një antiperëndimor dhe ekstremist të majtë. Reagimi i PD-së, është i të njëjtës linjë me reagimin e Kryeministrit Berisha nga Vlora ku e cilësoi, si të pafalshëm kandidimin e Ramës në Vlorë, si edhe caktimin e Kokëdhimës, po në këtë qark.

“Qytetarët shqiptarë në fund e kuptuan se kush është arkitekti i filozofisë së rritjes së taksave dhe partizani fanatik i taksës progresive të Edi Ramës. Ai quhet Koço Kokëdhima, de facto kryetari i Partisë Socialiste, një antiperëndimor dhe ekstremist i majtë. Deputeti më i ri në qarkun e Vlorës, biznesmeni Koço Kokëdhima e çoi Edi Ramën drejt taksës progresive, paradoksalisht ai është i vetmi biznesmen në botë që lumturohet nga rritja e taksave, sepse ai nuk i ka paguar ndonjëherë ato dhe aq më pak ka ndërmend t’i paguajë në nën regjimin e Ramës nëse i jepet shansi”, vlerësoi Bogdani.

“Kur Edi Rama ishte kryetar bashkie për 20 vite me radhë, kandidati i PS-së për deputet në Vlorë, Koço Kokëdhima, operonte në Tiranë me 14 kompani duke bërë evazion fiskal. Gjatë kësaj periudhe, Rama i ka falur Kokëdhimës rreth 1.2 milion dollarë, duke mos i marrë taksat. Kjo është arsyeja që Kokëdhima kërkon rritjen e taksave për gjithë bizneset e tjera. Këtë herë ai e ka menduar më hollë, nuk do të rrijë me thesin hapur në paradhomën e zotit Rama, siç bëri 11 vite në Bashki, por do detyrojë me ligj të gjithë biznesmenët e tjerë shqiptarë të mbushin thesin e tij të hapur, me dëshirë, pa zhurmë. Kjo është politika e Edi Ramës për taksat, ai kërkon të rrisë taksat për të mos ia mbledhur kurrë ato Koço Kokëdhimës”, përfundoi Bogdani./al.bl/