Kuqezinjtë të 43-ët në FIFA, rekord historik

59

Kombetarja-para-miqesores-me-LituanineKombëtarja shqiptare e futbollit është ngjitur në vend të 43-të në renditjen e FIFA-s për muajin maj. Kuqezinjtë rikuperojnë dhe 5 pozicione të tjera që nga muaji i kaluar, duke regjistruar një rekord historik, pasi asnjëherë më parë nuk kanë qenë në këtë vend.

Shqipëria ka lënë pas kombëtare të njohura në arenën e futbollit botëror që në vitet e fundit kanë qenë pjesë e fazës finale në aktivitete ndërkombëtare si Turqia, Bullgaria, Sllovakia, Sllovenia e Polonia.

Për kombëtaren ky është një lajm i mirë një muaj përpara sfidës me Norvegjinë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, ku një tjetër rezultat pozitiv, do t’i ishte jo vetëm një tjetër hap pozitiv në FIFA, por edhe drejt ëndrrës për kualifikim.