Dje pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës u bllokuan dhe autoritetet shqiptare deklaruan se ka ndodhur një shkëputje e fibrave optike duke bërë që sistemi i kontrolleve dhe hyrjeve TIMS të mos funksionojë. Problemi u denoncua nga Partia Socialiste e cila akuzonte qeverinë se po bllokonte emigrantët në kufi.
Ndërkohë Gazeta Tema raporton, se Policia Tatimore e Ridvan Bodes, është hedhur në aksion për të penguar autokolonën e autobusëve me emigrantë që po kthehen nga Greqia. Në pikat e Qafë Thanës dhe Jergucat po ndalohet dhe kontrollohet çdo autobus duke iu vënë gjoba pa pasur asnjë shkelje në dokumentacion dhe pa shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Raportohet se prurjet e emigrantëve nga Greqia janë votë e sigurt opozitare pasi strukturat për kthimin e tyre kanë kohë që janë ngritur dhe se emigrantët kanë deklaruar edhe në media se vota e tyre është votë opozitare.
Ne fluksin e lartë të kthimit të emigrantëve kanë ndikuar edhe spotet elektorale pro Edi Ramës, sidomos në kanalin kombëtar grek Mega.
Me poshtë keni një nga spotet e transmetuara nga kanali kombëtar grek Mega,
https://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=qlE0lK9EkZk