Dhunohet Komisioneri i PS-së së Kukësit Petrit Hereni

62

Petrit Hereni komisioneri i PS kukesDhunohet Komisioneri i PS-së së Kukësit nga 4 bashkëfshatarë të tij të cilët e kanë goditur me tytën e një pistolete. Petrit Hereni ka deklaruar se është sulmuar në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas të dëmtuarit katër autorët të cilët janë militantë të PD-së, e kanë kërcënuar se nëse do të flasë ata do ta vrisnin.

Ngjarja është denoncuar në Komisariatin e Policisë Kukës, por nuk kemi ende një reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Qarku i Kukësit është vënë nën fokus mediatik për shkak të denoncimeve, që ka bërë krahu opozitar për bastisje shtëpish opozitarësh dhe terror psikologjik të ushtruar ndaj tyre, akte këto të cilat u pasuan edhe me dorëheqjen e Shefit të Policisë së Kukësit.