Nga kontrollet e ushtruara, policia ka gjetur 59 mijë euro cash në një dhomë private të një lokali në Paris. Nga hetimet u zbulua rrjeti, i përbërë kryesisht nga shqiptarë të cilët dyshohet se janë rekrutuar nga dy të dyshuarit si drejtues të rrjetit që kryente vjedhjet në një rreze 200 kilometra nga Parisi. Sipas Europol, rrjeti funksiononte me grupe deri në 3 persona që kryenin vjedhjet.
Europol bëri të ditur se në muajt e fundit janë arrestuar 30 të rinj, të cilëve i janë sekuestruar bizhuteri apo pajisje elektronike të vjedhura në Paris. Grupi kriminal ka bashkëpunuar edhe me rumunë dhe bullgarë. Europol mundësoi bashkëpunimin midis autoriteteve ligjzbatuese franceze , belge , suedeze dhe italiane duke shtrirë hetimet në disa shtete njëkohësisht përsa i takon veprimtarisë së grupit kriminal apo lidhjeve që ai mund të kishte me persona të dënuar për vepra penale në këto shtete. Hetuesit kanë konfiskuar kompjuterë, telefonat celularë dhe pajisje elektronike që janë analizuar nga mjekësia ligjore nga një specialistë të Europolit .