Trajneri italian i kuqezinjve, Christian Panucci doli sot në një konferencë për shtyp, ku foli për gjendjen e skuadrës para startit të këtij kompeticioni, por edhe padinë ndaj ish presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Pse e keni hedhur në gjyq presidentin Nishani? A jeni konsultuar me Dukën për këtë?
Çdo gjë ka vetëm një shpjegim, njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë për sa i përket deklaratave. Këto janë punët e mia, nëse jam konsultuar apo jo me presidentit.
E keni ndarë mendjen për formacionin, apo ende ka dilema?
Skuadra ndihet mirë, kemi punuar mirë. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të përballuar një ndeshje të plotë, ndaj e kam më të lehtë ndërtimin e formacionit.
Keni deklaruar që do të luajnë lojtarët me më shumë minuta, por keni thirrur edhe lojtarë që nuk kanë minuta. Janë zgjedhje teknike? Pse nuk janë Kaçe dhe Ramadani?
Natyrisht që për shkak të emergjencës, kam thirrur edhe lojtarë me pak minuta. Për sa i përket, Bashës, Lilës dhe Ramadanit, unë kam zgjedhur eksperiencën. Kaçe nuk ka luajtur shumë kohët e fundit.
A janë Izraeli dhe Skocia ndeshjet që vendosin të ardhmen tuaj?
Kjo nuk është një pyetje për mua, unë jam këtu për të përgatitur skuadrën. Është pyetje për presidentin.
A do ta shohim nesër Shqipërinë e vërtetë?
Uroj që të kthehemi te loja e mirë dhe mbi të gjitha të fitojmë. Jemi përgatitur shumë këtë.
Keni përdorur 8 formacione të ndryshme në 8 ndeshje, do shohim sërish një formacion ndryshe nesër?
Do të shohim nesër kush do të zbresë në fushë. Kemi punuar me lojtarët me eksperiencë, por vetëm nesër do të shohim se çfarë do të ndryshojë në formacionin e Shqipërisë.
Ndeshjet e fundit skuadra ka pësuar 7 gola, mendoni se është klima e duhur për një ndeshje të rëndësishme?
Në dy ndeshjet e fundit kemi testuar lojtarë të rinj. Me rikthimin e titullarëve, do të kemi një komportim më të mirë në fushë.
Qaka dhe Ramadani mungojnë. Mund të themi se nuk e kaluan testin?
Për momentin kam grumbulluar lojtarë me eksperiencë. Ata vazhdojnë të jenë në planet e mija.
Keni diskutuar me kolegët italianë, për dy ndeshjet e fundit të Izraelit kundër Italisë?
Kemi pak informacion. Nuk kam biseduar me kolegët, por kam parë dy videot e ndeshjes me Shqipërinë. Nuk është e njëjta skuadër dhe kemi pak informacion në lidhje me këtë.
Të hënën Shqipëria do të ndeshet me Skocinë, çfarë mendimi ka Panucci për kombëtaren skoceze? Çfarë mbani mend nga goli juaj në Skoci?
Respekt për punën tuaj, por ne kemi Izraelin përpara, pastaj Skocinë. Do të filloj të mendoj të shtunën për Skocinë dhe mund t’iu them gjithçka.
Njihni futbollistë të Izraelit?
I njoh sepse i kam studiuar. Zahev është një lojtarë i mirë. Është futbollisti i mesfushës me shumë me eksperiencë, Natcho. Edhe prapa kanë futbollistë të fortë. Kam punuar shumë dhe i njoh të gjithë. Ne shpresojmë në rezultat pozitiv.
Keni dëgjuar për trajnerin e Izraelit?
E njoh trajnerin e Izraelit, që në SHBA, por me ekipin olimpik. Do t’i uroj shumë sukses për ndeshjen e tij të parë.