Ndërsa “Nuk ka asnjë dyshim që reforma në sistemin e drejtësisë, konkretisht në sistemin gjyqësor është një proces i pandalshëm, një proces që riafirmohet dhe përballet me sfidat e reja që janë produkt i jetës shoqërore. Sfidat do të jenë të reja prandaj dhe qasja do të jetë gjithmonë e re. Sfidat janë të shumta por qartësisht të identifikura por kërkojnë angazhimin e të gjithë aktorëve për ta realizuar. Ajo që dua ti adresohem aktorëve publik është që ta gjenerojnë iniciativën e tyre nga mendimi i vëtë gjyqësorit. Duke vendosur në plan të parë interesin ligjor të gjyqtarit dhe jam i bindur që reflektimi dhe adresimi do të jetë pozitiv” u shpreh Nishani.
Ai gjithashtu kërkoi nga gjyqtarët zbardhjen sa më shpejtë të vendimeve gjyqësore pasi sipas tij një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar.
“Janë plotësisht dakort me atë që ministri përmendi ku mes shumë elementëve të tjerë është edhe sjellja profesionale e gjyqtarit veçanërisht në zbardhjen e vendimit të gjyqësorit. Asnjë gjyqtar i republikës nuk ka të drejtë të abuzojë me kohën e shqyrtimit dhe të zbardhjen e vendimit. Dështiroj të adresohem aktorëve të rëndësishëm të legjislativit, ekzekutivit por edhe të shoqërisë civile për të ndërmarrë hapa konkrete. Besoj që ka ardhur koha që gjytarët me një periudhë kohore prej 15-20 vitesh në gjyqësor të gëzojë statusin e gjyqtarit të apelit pavarësisht se nuk mund të ketë mundësi të jetë gjyqtar i kësaj gjykate. Ka ardhur koha që një gjyqtar me 20-25 vjet kontribut në sistemin gjyqësor të gëzojë statusin e gjytarit të Gjykatës së Lartë. Ka ardhur koha të mendojmë për trupin asistues të gjykasës së apelit për të fituar kohën për zbardhjen e vendnmeve, për ndjekjen e produktivitetit të gjyqtarit dhe formalizimin e dinjitetit të tij. Është koha që KLD-ja në aktet e saj të respektojë propozimet që vijnë nga gjyqtarët dhe sidomos nga trupa e apelit” u shpreh më tej Nishani.