Gjatë senacës dëgjimore të zhvilluar sot në Komisionin e Integrimit, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar se, nevojitet reformim i Gjykatës së Lartë dhe të KLD-së si edhe një strategji kunder korrupsionit.
Ministri Naço, ka deklaruar se KLD ka emëruar vetëm 7 Kryetarë gjykatash në 5 vjet, nderkohe qe pjesa tjetër është e komanduar.
Sipas tij, Ministria e Drejtësisë ka hartuar strategjinë kundër korrupsionit, e cila sipas tij pritet të japë efekte pozitive në luftën kundër këtij fenomeni.
Naço ka theksuar, se lufta kundër korrupsionit dhe modernizimi i sistemit të drejtësisë do të jenë pasaporta për në BE e Shqipërisë.



