Për të katërtën herë me radhë qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës, do t`u drejtohen kutive të votimit për të votuar për kryetar të kësaj komune.
Banorët thonë se do të dalin në zgjedhje, por sipas tyre përmirësimi i situatës do të jetë vetëm atëhërë kur të zhduken inatet mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Ne të gjithë shpresojmë se kur diçka të zgjidhet, të bëhet më mirë. Por, kjo krejt varet nga njerëzit. Unë do të dal në zgjedhje, por unë them se do të bëhet mirë, kur ne jetojmë bashkë me shqiptarët të mos kemi inate mes vete” tha një banor serb i Mitorvicës së Veriut.
Por, ka të tjerë që janë mërzitur nga zgjedhjet, pasi sipas tyre edhe 23 shkurti nuk do të sjellë ndryshim të jetës së qytetarëve në atë pjesë. Zgjedhjet në pjesën veriore të Mitrovicës mbahen pasi kryetari Kërstimir Pantiç dështoj të bëjë betimin sipas ligjeve të Kosovës.