Militantë të PD-së në Peshkopi, breshëri automatiku në drejtim të shtabit elektoral të PS-së

18
foto Top Channel
foto Top Channel

Incidentit të mëngjesit të sotëm ndaj komisionerit të PS-së në Kukës, Petrit Hereni i shtohet dhe një tjetër incident, ai i ndodhur në Peshkopi.

Kreu i PS-së së rrethit Peshkopi, Ulsi Manja ka denoncuar militantët e PD-së të cilët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të shtabit elektoral të PS-së.

Janë dëgjuar krisma. Kemi lënë menjëherë mbledhjen dhe të gjithë drejtuesit e shtabit elektoral kemi ardhur me urgjencë tek shtabi. Këtu kemi parë militantët e Partisë Demokratike që ishin afruar në brendësi të shtabit elektoral të PS. Kemi parë njolla gjaku dhe vrima plumbi mbi dyert e shtabit. Nxitësi i incidentit ka qenë drejtori i CEZ Shpërndarje Dibër, anëtar i kryesisë së PD-së, Gafurr Gazidede dhe Drejtori i Tatimeve, Artan Selishta”, tha Manja për Top Channel.

Nuk kemi asnjë reagim publik nga ana e policisë, për këto denoncime.

Video- Top Channel

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=GFMZ3IVQKW0