Meta pret Ambasadorin kanadez: Marrëdhëniet Shqipëri-Kanada, solide

46

meta-amb-kanadezKryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Kanadasë në Shqipëri  z. Peter Mc Govern. Në fjalën e tij Meta i vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kanadasë si solide, si në planin shumëpalësh, ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë ndaj Shqipërisë dhe nënvizoi vullnetin për zgjerimin e investimeve kanadaze nga Shqipëria në të gjithë rajonin.

“Kanadaja është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë”, u shpreh Meta.   Ambasadori i Kanadasë z. Mc Govern pasi i vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe si të shkëlqyera, vuri në dukje se Kanadaja përbën burimin më të madh të investimeve në Shqipëri, duke theksuar njëkohësisht vullnetin për rritjen e mëtejshme të tyre. Gjithashtu Ambasadori shprehu gatishmërinë për forcimin e shkëmbimeve parlamentare, dhe ndau bindjen me z. Meta se ato përbëjnë një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve bilaterale.   Në përfundim. Kryetari Meta dhe Ambasadori Mc Govern ndanë bindjen se komuniteti i mirë-integruar dhe i kualifikuar shqiptar në Kanada përbën një urë të shkëlqyer bashkëpunimi mes dy vendeve.