Meta drekon me Thaçin: Stabilitetit rajonal qëllim i përbashkët

23

Presidenti, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me homologun e tij nga Kosova,Hashim Thaçi.

Në qendër të diskutimeve mes tyre në drekën e punës të zhvilluar tek Currilat në Durrës, ka qenë forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.

Meta ka nënvizuar se është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme.

Në takimin mes tyre, dy Presidentët kanë theksuar se rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis Shqipërisë dhe Kosovës është një prioritet i përbashkët.

“Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët”.
Një ditë më parë, Meta pati një takim dhe me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.