Në qendër të diskutimeve mes tyre në drekën e punës të zhvilluar tek Currilat në Durrës, ka qenë forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Meta ka nënvizuar se është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme.
Në takimin mes tyre, dy Presidentët kanë theksuar se rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis Shqipërisë dhe Kosovës është një prioritet i përbashkët.
“Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët”.
Një ditë më parë, Meta pati një takim dhe me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.