Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi këtë të martë ceremoninë e dekorimit të ekipit të Flamurtarit në Pallatin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Asaj skuadre që shkruajti historinë me gërma të arta në vitet 1986-1987 ku barazoi me Barcelonën dhe fitoi me Partizanin e Beogradit. Skuadra e Flamurtarit u dekorua nga presidenti me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Vlerësim pati edhe për lojtarë të tjerë që ishin pjesë e skuadrës vlonjate në atë periudhe të artë.