LSI: Do përgjigjeni para ligjit, nëse deformoni rezultatin zgjedhor

54

luan-rama1LSI akuzon KQZ-në për përdorim standarti të dyfishtë. Në një deklaratë për shtyp Luan Rama deklaroi se ndërkohë që KQZ nuk pranon ankimimin e LSI-së për hapjen e 15 kutive të qarkut Kukës, pranon kërkesën e PD-së për hapjen e kutive të qarkut Lezhë.

LSi ka theksuar se, jo vetëm kjo gjysëm KQZ, por askush nuk mund të tjetërsojë rezultatin zgjedhor.

Kjo gjysmë KQZ po aplikon në kundërshtim me ligjin dy standarde, kemi rastin e qëndrimit ndaj kërkesës së LSI për rinumërimit të votave në 15 kuti në Kukës, që nuk u pranua, kurse për Lezhën aplikon një standard tjetër edhe pse kjo nuk u kërkua. Jo vetëm kjo gjysmë KQZ, po askush s’do të mundë të tjetërsojë  rezultatin e zgjedhjeve, që është, jo vetëm i qartë dhe i pastër, por bindës për vullnetin politik e qytetar të mazhorancës.

Edhe kjo sjellje është reflektim i nervozizmit dhe shenjë e dëshpërimit për humbjen dhe rezultatin katastrofik të PD në zgjedhje. Askush nuk mund të tjetërsoje rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, që është bindës. Qëndrimi i LSI është i prerë: cilido individ dhe cilado trupë zgjedhore që ka cenuar apo deformua procesin zgjedhor duhet dhe do të përgjigjet ligjërisht”,- përfundoi deklarata e LSI-së.