Wilson Hall dhe Misteri i dhomës 428

61

imagesBrenda Universitetit të Ohajos Wilson Holl në West Green, dera me numër 428 është e mbyllur, madje e bllokuar nga mundësia për ta hapur. Pse do te blindonte një Universitet një dhome konvikti, që mund të jetë shtëpi për mijëra studentë?

Legjenda thotë, se zyrtarë dhe drejtues të Universitetit e kane bllokuar derën pasi studentët kane raportuar, se objektet përplasen nga raftet ne mur, dera hapet e mbyllet vetë dhe madje ata pretendojnë të kenë parë fantazmën e një studenti, që kishte jetuar më parë pikërisht në atë dhomë.

Sipas asaj çka i ka ndodhur në këtë dhome një studenteje femër, ajo vdiq në mënyrë tragjike duke u përpjekur të ndiqte hapat për te praktikuar projeksionin yjor, çka është një metode ku shpirti njerëzor ndahet nga trupi dhe shëtit me vete. Vajza kishte vdekur nga një energji e madhe e ushtruar në trupin e saj, pikërisht në këtë dhomë.

Wilson Hall besohet gjithashtu të jetë qendra e Varrezave Pentagram te Athinës, por ky informacion mbetet i paverifikuar. E gjithë kjo histori lidhet me të tjera ngjarje te tipit ‘Poltergeist”, që ka të bëjë në rastin konkret me hije te zeza, që shfaqen në errësirë pa asnjë lloj shpjegimi.

Por, më e frikshme nga këto aktivitete është shfaqja e një fytyre te ngjashme me atë çka mund ta identifikonim si djallëzore. Kjo figurë, shfaqet kryesisht në derën e madhe prej druri të Universitetit. Dera është ndërruar disa here, por fytyra shfaqet vazhdimisht./Haunted Athens Ohio/