Kuvend, Beqaj: Zyrtarët e Berishës blenë vilat me kreditë e buta

54

ilir-beqja-ne-kuvend-lsaDebati për kreditë e buta që janë dhënë nga qeveria Berisha dhe bllokimi që i është bërë nga qeveria Rama ka mbërritur edhe në Kuvend. Deputetët e PD-së, kanë akuzuar qeverinë se, me këto kredi është duke u bërë një lojë politike.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai tha se, zyrtarë të qeverisë Berisha merrnin kredi për të blerë vila në resorte. “Unë e kuptoj shqetësimin për kreditë e buta. U keni dhënë kredi të buta zyrtarëve të lartë dhe ka dhe çudi që burrë e grua jepnin të dhëna të ndryshme dhe shkonin të blinin vila e banesa në resorte të ndryshme”, deklaroi Beqaj gjatë fjalës së tij në Kuvend.