Kryeministri Rama, pasi i falënderoi për vizitën, i siguroi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për një fazë të re në marrëdhëniet mes vendeve. Rama i siguroi gjithashtu, për vullnetin e fortë të qeverisë për të ecur përpara në procesin e integrimit evropian.
Kryeministri u shpreh, se me zgjedhjet e fundit të lira e të ndershme dhe transferimin paqësor të pushtetit, Shqipëria ka përmbushur një nga kushtet kryesore për marrjes e statusit të vendit kandidat, për të cilin shpresojmë një përgjigje pozitive në dhjetor. Kryeministri siguroi gjithashtu se vizioni dhe prioriteti i politikës së jashtme është zero probleme me fqinjët.
Të dy Ministrat e uruan Kryeministrin Rama, për fitoren në zgjedhje dhe për marrjen e detyrës së kryeministrit. Ato theksuan rëndësinë që rajoni ynë dhe partneriteti me Shqipërinë si një faktor rajonal ka për vendet e tyre, thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë.