Arbër Deda është konfliktuar me të fejuarën e tij në shtëpi dhe më pas debati ka degjeneruar në vrasje. Deda e ka qëlluar me armë zjarri 18 vjeçaren M.T, e cila nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Staravec të Peshkopisë. Mësohet se çifti kishte prej disa ditësh mosmarrëveshje. 28-vjeçari Deda ishte person me precedentë penalë.
Ndërkohë, policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.