Komentuesit shpërthejnë ndaj Berishës: “ Boll më, se le nam….”

53

berisha sadNë një moment kur kërkohej reflektim për humbjen e thellë dhe një analizë për të bërë të mundur ripërtëritjen e PD-së, që e ka më se të domosdoshme forcimin e saj në opozitë, si balancë demokratike për qytetarët dhe pushtetin, duket se e kundërta po ndodh.

Postimet e përditshme të Kryeministrit në ikje Berisha në Fbook, duket se po revoltojnë jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe militantët e vetë PD-së. Ne një sërë komentesh në adresën personale të Berishës, shprehet acarimi i përkrahësve të PD-së, me mënyrën e të sjellurit dhe fjalorin që përdor Berisha.

‘Dita’, ka sjellë një sërë reagimesh të forta qytetare, që i drejtohen komenteve dhe prononcime të Berishës në fb:

“S’ke dal akoma n’pension ti? Boll o boll se le nam”

“Ha m.. ha”

“Ti e ngordhe popullin oooooooooo plakush”

“Pse mereni me thashetheme???”

“Pse s’je bere inspektor ti??”

“Ik ore koklo..”

“Po, po i papunë t’i tani me këto statuse”

“I pate të gjitha mënyrat..ti ndiqje penalisht..tani asgjë nuk ka me

vlerë..ne humbëm dhe humbja duhet të pranohet dhe jo të merremi

me fjalë të kota..”

“Po s’ke ca të thuash tani…se mos i ke ato ministrat tuj të ndershëm…Hajduta të medhej i ke”

“Boll se nuk të dëgjon më njeri…”

“Ti i thua Edit piktor, ndërkohë që vet je karikaturë!”

“Më vjen keq që kabineti juaj nuk kanë as banesa për të banuar, ju nuk i vodhët asnjë cent Shqipërisë, tani ngelet të merrni asistencë sociale. Si ju nuk ka luftuat korrupsionin askush, nuk i morët as pagat që ju takonin, ja dhatë të gjitha Shqipërisë. Ju lumtë z.Berisha”

“Kur të bën edhe ky moral..ky pensionisti milardier me gjakun e shqiptarëve.