I riu zgjohet nga koma dhe flet rrjedhshëm gjuhën kineze

62

weirdnews3-(58)Një 21-vjeçar Australian, studenti i Universitetit të Melburnit, që pësoi plagë të rënda në kokë pas një aksidenti me makinë, iu desh të qëndronte për 17 muaj në koma. Kur Ben McMahon, që ka studiuar gjuhën kineze në gjimnaz, u çua nga koma ai kuptoi se mund të fliste mrekullisht dhe rrjedhësh gjuhën Mandarine.

Duke kujtuar zgjimin e tij ai thotë: ‘ Kur u zgjova dhe pashë infermieren kineze thashë se jam në Kinë. Fillova të flas kinezçe, ishin fjalët e para që më dolën nga goja.”

Pasi historia e tij u bë e njohur McMahon u rekrutua nga drejtuesit e shfaqjes Ao Ma Ga (Oh My God), e cila synon ndërlidhjen e kulturave kineze dhe amerikane.

Që kur ka dalë, nga koma McMahon ka organizuar gjithashtu shoqërimin e vizitorëve kinez nëpër Melburn./echinacities.com/