2 vatra zjarri në Tiranë nga temperaturat e larta

67

incendio-fuocoDy vatra zjarri janë regjistruar në tiranë një në zonën e Yzberishtit dhe një tjetër në Kombinat. Për më shumë se 30 minuta një masiv shkurresh që kishte marrë flakë nga pakujdesia e banorëve sa nuk rrezikoi disa banesa aty pranë.

Ka qënë ndërhyrja e shpejtë e zjarrëfiksëve e cila bëri të mundur izolimin e flakëve dhe për pasojë shuarjen e tyre. Vatra e dytë e regjistruar në zonën e Kombinatit ra në një ndërtesë të vjetër,e cila nga banorët e zonës ishte khtyer në një vendgrumbullimi mbeturinash. Edhe këtu dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qënë pakujdesia e njerëzve,ku djegja e plehrave shpesh herë bëhet shkak për zjarre mjaft të rrezikshme.

E menjëhershme ka qënë ndërhyrja e zjarrëfiskëve të Tiranës,të cilat kanë bërë të mundur fikjen e flakëve brenda pak minutash. Në këtë pjesë të verës vatrat e zjarreve në Tiranë bëhen mjaft të shpeshta, por duke e krahasuar me vitin e kaluar ku u dogj një pjesë e mirë e Malit të Dajtit apo zona e Qafë-Krrabës këtë vit situata paraqitet më e qetë. Zjarret në zonat natyrale janë më të pakta kjo për shkak të ndërgjegjsimit dhe shtimit të kontrolleve nga ana e autoriteteve.