Emri i Kreut të Gjykatës Pukë u përmend në një video të transmetuar në një emision “Fiks Fare”, si personi që ka marrë para kundrejt lirimit të disa të pandehurve.
Por, Lleshi thjesht është shkarkuar nga funksioni si Kryetar i Gjykatës, por ai do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e tij si gjyqtar.
Ndërkohë në një reagim të tij në lidhje me videon e “Fiks Fare”, Lleshi thekson se nuk ka pasur ndikim tek vendimet për rastet që përmenden në filmim. “Them publikisht dhe shpreh indinjatën e thellë pasi është përdorur emri i kryetarit të Gjykatës për vendimet e masave të sigurimit të dhënë nga ana ime. Ato janë publike dhe të formës së prerë dhe nuk ka pasur as ndikim, e ankim nga palët për to”, ka thënë Lleshi.
Aktualisht, kjo çështje është nën hetim nga njësia Task-Force në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka sekuestruar pamjet filmike në të cilat shfaqen aferat korruptive