Problemi i golit, i evidentuar në ndeshjet e fundit të Skënderbeut, e ka detyruar trajnerin Mirel Josa që ta “ngujojë” ekipin para portës. Në seancën e djeshme stërvitore, skuadra ka punuar për rreth 60 minuta me goditjet në kuadrat, teksa është kërkuar që të përmirësohet shënjestra e lojtarëve, pasi në ndeshjet e fundit kanë gabuar shumë pranë portës. Këtu nuk futen vetëm sulmuesit, por edhe mesfushorët. Ndryshe nga herët e tjera, trajneri ka vendosur dje ta ndajë ekipin në dy pjesë: mbrojtësit punonin veçmas, ndërsa mesfushorët së bashku me sulmuesit ishin duke u stërvitur me goditjet në kuadrat. Për të perfeksionuar sa më shumë efikasitetin e gjuajtjeve, Josa e ka vendosur ekipin në situata të ndryshme. Fillimisht grupi u përqendrua te krosimet nga krahët dhe më pas goditjet nga distanca në pozicione të ndryshme të fushës. Ndërkaq, që gjatë seancës së djeshme, sidomos në goditjet e kuadratit, stafi teknik ndërpriste stërvitjen dhe jepte këshilla për sulmuesit në veçanti. Këta të fundit deri më tani nuk kanë shënuar aq sa pritet. Bëhet fjalë për Pejiçin, Morinën dhe Ribajn, të cilët kanë qenë titullarë, ndërsa emra si Nimaga e Tahirllari janë aktivizuar pak në këto 12 javë. Këshillat – Reparti i sulmit ishte ai që ka kërkuar më shumë të gjejë një zgjidhje në stërvitjen e djeshme, duke u munduar që të jenë sa më të saktë në finalizim. Josa vazhdimisht kërkonte nga Pejiç & CO që të mos neglizhonin në goditjen e fundit. “Nuk duhet të neglizhoni për asnjë moment në stërvitje. Edhe këtu duhet të kërkoni që gjithnjë të shënoni gol, pasi nëse toleroni dhe godisni portën me neglizhencë këtu, atëherë e njëjta gjë do të përsëritet edhe në ndeshje. Duhet të jeni të përqendruar”, – u tha Josa lojtarëve gjatë seancës stërvitore. Nga ana tjetër, Pejiç nuk merrte këshilla vetëm nga Josa, por gjatë aksioneve zinxhir edhe nga përgatitësi i portierëve, Ilir Bozhiqi. Kroatit i është kërkuar që të sulmojë gjithmonë në shtyllën e parë, pasi cilësitë e tij i japin më shumë efikasitet në këtë zonë të fushës. “Pero, gjithmonë te shtylla e parë kërko topin, pasi me aftësitë e tua në 70% të rasteve arrin të konkretizosh saktë nga kjo pikë”, – i kërkonte Bozhiqi sulmuesit. Ndërkaq, si zakonisht, ekipi në fund zhvilloi edhe ndeshjen brenda grupit, e cila ishte mjaft e luftuar deri në minutën e fundit.
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
Cookie
Duration
Description
cookielawinfo-checkbox-analytics
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional
11 months
The cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy
11 months
The cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.