Sulmi ndodhi në lagjen Akbar Kan, ku ndodhen edhe disa ambasada dhe organizata të huaja. Sulmi ndodhi në mbrëmje kur në restorantin e quajtur “Taverna du Liban” ndodheshin mjaft darkues. Një kamikaz shpërtheu eksplozivin jashtë derës së restorantit shumë të siguruar dhe më pas aty u futën edhe dy persona të armatosur, të cilët u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurimit. Talibanët kanë pranuar përgjegjësinë për këtë sulm duke u shprehur se synimi i tyre ishin zyrtarët e huaj.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka dënuar këtë incident duke nënvizuar se “sulmet ndaj civilëve janë plotësisht të papranueshme dhe paraqesin një shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare”.
Një zëdhënësi i talebanëve shkroi në ‘Twitter’ se sulmi është shenjë hakmarrje për fushatën ajrore që ka vrarë qindra civilë .