Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i Kukësit ka ushtruar kontroll në Valbonë për të parë përmbushjen e kushteve higjeno-sanitare të operatorëve turistike. Janë paralajmëruar për mbyllje aktiviteti subjektet ku u vërejtën probleme.
AKSION NË VALBONË
ISHSH monitoron kushtet higjeno-sanitare të bujtinave
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në qarkun e Kukësit, ka nisur një aksion në Luginën e Valbonës , ku përveç kontrollit në restorante, bujtina, hotele, po monitorohet dhe trajtimi i ujërave të zeza.
Kryeinspektorja Shkëlqime Poga tha se po kontrollohet për të parë nëse subjektet i kanë përmbushur kushtet higjeno-sanitare.
Subjekteve me shkelje u është lënë afat për të përmbushur detyrimet, dhe nëse nuk ndodh, ISHSH do të marrë masa deri në mbylljen e aktivitetit tha Poga.
Inspektimet, duke përfshirë edhe monitorimin e zbatimit të ligjit antiduhan, do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit, me qëllim parandalimin e krijimit të problemeve shëndetësore, duke qenë se Lugina e Valbonës është një pikë turistike që frekuentohet gjatë vitit.
Ora News