Përmbytjet shkaktojnë mbi 100 të vdekur

21

foto ilustruese
foto ilustruese
Më shumë se 100 persona kanë vdekur, shumica e të cilëve në zonat lindore të Indisë, nga reshjet e shumta dhe përmbytjet e javës së kaluar, raportuan sot zyrtarët.

Më shumë se katër milionë njerëz në 10 000 fshatra në zonat e Bengalit Perëndimor, Orisa dhe Manipur janë prekur nga kjo, pasi cikloni “Komen” goditi vendin ditën e enjte.

”Në rajonin e Bengalit, i goditur më rëndë, kanë vdekur 48 persona dhe 214 000 të tjerë janë strehuar në kampe”, deklaruan zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.

Shumë prej vdekjeve ishin pasojë e përmbytjeve, ndërtesave të rrëzuara dhe rrufeve.

Në zonën e Orisas kanë mbetur të vdekur pesë persona të tjerë, ku shtatë distrikte u goditën nga shirat e mëdha.

Ditët e fundit janë raportuar 28 vdekje të tjera si pasojë e përmbytjeve në periferi të Rajasthanit.

Shirat musonikë në Indi janë jetësorë për bujqësinë, por shkaktojnë qindra vdekje çdo vit.