gdDrejtori i Burgjeve, Gazmend Dibra u shkarkua ditën e sotme nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Artur Zoto.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi zyrtar. Artur Zoto ka lindur në Përmet dhe ka studiuar pranë Akademisë së Policisë në Tiranë.

Në vitin 2005 ai kreu studimet pasuniversitare në fushën e Kriminologjisë në Universitetin e Leicesterit në Britani. Ndërsa në vitet 2009-2010 mori titullin MA për Sigurinë Globale në Universitetin e Sheffield-it, po në Britani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here