Humbin jetën në aksident tre shqiptarë

58

aksidentTre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë përfunduar me plagë të rënda, si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur në qytetin e Kërçovës.

Aksidenti ka ndodhur herët në mëngjes në rrugën në pjesën qendrore të qytetit. Siç bëhet e ditur të rinjtë që kanë ndërruar jetë janë: Admir B. (25), Jeton E. (25) dhe Murat A. (15), të gjithë nga Kërçova, ndërsa të plagosurit janë shtetasit me inicialet G.S. (27) dhe R.S. (26) nga Kërçova, që janë dërguar  në spitalin “Sh. Erazmo” në Ohër, për shkak të plagëve të rënda.

Aksidenti ka ndodhur në momentin kur automjeti “Golf”, duke kaluar nga rruga e stacionit hekurudhor për te rruga lokale për në Krushinë, ka kaluar në anën e majtë të rrugës dhe me pjesën e parme ka goditur trotuarin dhe shtyllën elektrike prej betoni, që ka bërë që automjeti të rrotullohet dhe më pas ka goditur një shtëpi.