Gruevski është larguar në Hungari përmes Tiranës

9

Policia e Shtetit ka nisur verifikimet në dy pikat kufitare Rinas dhe Qafë Thanë, pas lajmit se Gruevski ka kaluar në Hungari përmes Shqipërisë.

Policia do t kontrollohen listat e personave që kanë hyrë dhe dalë nga territori shqiptar, si edhe do të sekuestrohen kamerat e sigurisë në dy pikat kufitare.

Mediumi serb “Politika.rs” raporton se ish-kryeministri maqedonas është larguar drejt Budapestit me pasaportë false nga Tirana.

Ky medium shkruan se “Gruevski ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme gjatë natës dhe ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Tiranë, dhe më pas është pranuar në ambasadën e Hungarisë për tu pajisur me dokumentat e nevojshme për të kaluar kufirin. Kompania “Malev” mëngjesin e të nesërmes ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest.