Kur Policia e Shtetit ngaterron Sokolat

72

Artan Hoxha

Policia e Shtetit ka shperndare sot nga webfaqja zyrtare listen e 17 personave me te kerkuar te Qarkut te Fierit, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg.

Sapo u publikua lista, i hodha nje sy me kuriozitet nese personazhet e kesaj liste perputhen me personat te cilet realisht perbejne rrezikshmeri te larte ne qarkun e Fierit. Nuk shkova dot me poshte se numri kater i kesaj liste, sepse foto qe pashe ne krah te gjeneraliteteve Sokol Kadri Hoxha, ishte nje imazh shume i njohur. Sokoli ne foto nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda, te cilin e kerkon policia brenda dhe jashte vendit. Me Sokolin e fotos jemi rritur bashke, jemi nje brez, kemi qene ne klasa paralele ne shkollen 8-vjecare dhe gjimnaz. Sapo pashe foton e tij u habita, mu duk e pabesueshme qe ne 2018-en Policia e Shtetit te bej gafa te tilla. Per merak te Policise dhe te qytetareve qe e kane lexuar kete njoftim, shperndare ne gjithe median shqiptare kete dite, Sokoli i fotos me mori ne telefon dhe me tha se ishte si gjithnje ne vendbanimin e tij Corovode, ku ka jetuar ketu e 44 vite me pare, duke u marre me rritjen e bleteve te tij.
Nese nuk do ta njihja personalisht do ta besoja vertet si 99% e atyre qe e kane lexuar kete lajm, se policia po kryen mesemiri detyren e saj.
Zoterinj te policise kam detyrimin tu njoftoj se Sokoli ne foton e publikuar nga ju dhe nepermjet jush ne gjithe median shqiptare, nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda.
Ata kane te perbashket emrin, atesine dhe mbiemrin.
Por Sokoli ne foto e ka datelindjen 8 janar 1975, Sokoli qe ju kerkoni e ka 17 maj 1975. Sokoli ne foto banon ne qytetin e Corovodes, Sokoli qe kerkoni ka adrese banimi lagja “1 Maji”, ne qytetin e Patosit.
Keni te pakten qe nga viti 2002, qe sa here e gjeni kete Sokolin e fotos, ne rruge, ne dogane apo aeroport, i hidhni hekurat pa asnje sqarim dhe pastaj e “postoni” drejt e ne policine e Fierit.
Dhe Sokoli i fotos pasi ben disa dite izolim gjithnje u thote se keni ngaterruar persona. Po si eshte e mundur qe per 16 vite me rradhe beni te njejten lajthitje, dhe gjithnje kapni nje njeri ne hallin e vet me duar ne xhepa dhe asnjehere nuk kapni ate Sokolin e vertete te denuar me 25 vite per vrasje. Madje ne nje rast nuk e keni lejuar as te votoje Sokolin e fotos.
Po nese nuk e kapni dot Sokolin qe kerkoni, te pakten mos e arrestoni kot Sokolin e fotos se kjo histori eshte bere me teper se qesharake. Hiqjani ate dreq fotografie nga sistemi dhe lejojeni Sokolin e fotos te jetoje jeten e vet si qytetar i lire.
Uroj qe ky gabim 16 vjecar te mos jete bere me dashje per te shpetuar Sokolin vrases ne kurris te Sokolit bleterrites!!!!
Bejeni shpejt sa pa e keshilluar kush Sokolin e fotos, te kap nje avokat te mire dhe tu hedh ne gjyq se e keni bere balte.
Kam te pakten nja 6 vite qe kerkoj vazhdimisht te behet publike lista e personave ne kerkim brenda dhe jashte vendit, madje bashke me fotot e tyre ne menyre qe personat e denuar te mos i shohim te lire ne rruge, lokale, administrate apo parlament, dhe te peshperisim me vete a eshte ky ai i denuari qe kerkohet?!!! Asnjehere se publikoni ate dreq liste, sidomos per shqiptaret e denuar jashte vendit, pse-ne e dini ju!!! Prandaj njeres te tille i shohim drejtora, profesore, kryetare bashkie apo deputete. Por edhe kur publikoni ndonje cep liste personash ne kerkim, kontrolloheni mire dreqi ta haje se per ate pune paguheni.
Per Sokolin e fotos, mos u merzit mor burre, ti tashme je rregjur me proceduren. Edhe po te kapen si te kane arrestuar per 16 vite me radhe, zamet e ke te besh nje xhiro deri ne Fier, por kerkohu te te kthejne prape ne shtepi se ata te lene te dera komisariatit..