Gazeta më e vogël në botë është portugeze

52

giornale piccoloKishim dëgjuar për librin më të vogël në botë, por disa botues në Portugali kanë rivalizuar  gazetën më të vogël në planet. Ajo është përjavshmja “Terra Nostra”, e cila me përmasat e saj është bërë zyrtarisht gazeta më e vogël në botë. Ajo ka një gjatësi prej 2.5 cm dhe gjerësi 1.8 cm, e cila është një kopje e përkryer e homologes së saj më të madhe. Ka 32 faqe dhe informacioni që ajo përmban ka lidhje me arqipelagun e Azoreve në Portugali.
Vlera e saj është 2.5 euro, ndërsa për herë të parë është hedhur në shkurt të këtij viti. Rekordi i mëparsham mbahej nga një revistë për fëmijë në Londër e cila kishte një dimension prej 3.2cm X 2.2 cm.