Gert Bogdani nxjerr materialin sekret nga Komisioni i Jashtëm

54

Gerti Bogdani_1Deputeti i PD-së Gert Bogdani, është vënë në qendër të akuzave për nxjerrje të materialit sekret, nga Komisioni i Jashtëm parlamentar. Dokumenti për të cilin bëhet fjalë, është dokumenti i ofruar të përditshmes Panorama, në lidhje me kërkesën e Greqisë dhe Maqedonisë për devijimin e lumenjve Drini i Zi dhe Vjosa.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar, Arta Dade, ka deklaruar për të përditshmen Dita se, ndonjë deputet i papërgjegjshëm ka nxjerrë dokumentin, duke krijuar incidente të padëshirueshme.

Ndonjë deputet i papërgjegjshëm, i cili nuk e di rëndësinë e punës që i kanë ngarkuar, ka dorëzuar në këtë të përditshme, procesverbalin e dëgjesës me Ministrin e Jashtëm. Dua të theksoj se kjo situatë na ka vënë në një situatë të sikletshme edhe me Ministrinë e Jashtme dhe na duhet të garantojmë që këto incidente nuk të mos përsëriten”,- deklaron Dade.