Në Kuvendin e sotëm FRD, sipas Topit, do të shpalosë filozofinë politike dhe programin përkatës, që ka marrë miratimin e të gjitha strukturave dhe shpreh interesat e qytetarëve.
Vetëm 3 ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, FRD mblodhi Asamblenë Kombëtare ku u miratuan: rregullorja e brendshme e FRD-së; përbërja e Komisionit të Përhershëm Statutor; miratimi i propozimit, që do t’i drejtohet Kuvendit Kombëtar të FRD-së, për mandatimin e strukturave ekzistuese në nivel qendror dhe vendor të FRD-së; miratimin e listës së plotë të kandidatëve për deputetë të FRD-së sipas propozimit të kryesisë së degëve të FRD-së.
Pritet të bëhet publike së shpejti lista e miratimit të deputetëve gjatë zhvillimit te Kuvendit të sotëm./a.b/