Ezio Greggio: Ndihmoni Shqipërinë

101

Prezantuesi i njohur italian, Ezio Greggio, përmes një postimi në rrjetet sociale bën thirrje për të kontribuuar në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Ezio Greggio i njohur te shqiptarët si moderator i emisionit satirik “Striscia La Notizia” shkruan në rrjetet sociale:

“Të ndihmojmë Shqipërinë dhe banorët e saj për të kapërcyer këtë tragjedi nga tërmetit që edhe sot nuk ndalet së bëri dëme dhe të tremburi popullatën. #forzaAlbania #Albania”, shkruan Greggio në rrjetet sociale, i cili prej 4 vitesh është edhe nënshtetas shqiptar.