Ettore Sequi, takohet me Metën: Besojmë në një tranzicion të qetë të pushtetit

14

71344Kreu i Lëvizjes për Integrim Ilir Meta është takuar paraditen e sotme, me Ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi.

Pas takimit, Kreu i LSi-së Meta deklaroi se, e garantoi Sequin se do të punohet në një frymë gjithëpërfshirëse për të realizuar reformat dhe për të bërë të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat.

E falënderova për angazhimin e tij në monitorimin e zgjedhjeve, që ishin një moment kyç për të ardhmen në BE të vendit tonë. Zgjedhjet dhanë një mesazh të qartë për të ecur më shpejt me integrimin. E garantova ambasadorin se do të punojmë edhe më shumë për të çuar përpara reformat që të marrim sa më parë statusin e vendit kandidat. Tani janë të gjitha mundësitë për të krijuar një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje mes mazhorancës së re dhe opozitës së re”,- deklaroi Meta.

Ndërkohë Ambasadori Sequi, deklaroi gjithashtu se beson në një tranzicion të qetë të pushtetit në mënyrë që të kemi një përqendrim mbi axhendën e integrimit.

Dua ta përgëzoj zotin Meta për fitoren e madhe dhe ta falënderoj për promovimin e integrimit në BE. Ne presim nga Shqipëria plotësimin e reformave që të ecë përpara në rrugën drejt BE-së. Pas zgjedhjeve, kemi besim se, do të ketë një tranzicion të qetë drejt pushtetit në mënyrë që të përqendrohet puna në axhendën e integrimit. Mbeta i kënaqur nga fjala “gjithëpërfshirje” që tha zoti Meta sepse integrimi në BE përfshin të gjithë vendin. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe kemi besim se kjo do të bëhet e mundur”,- deklaroi Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.