Garës së PD-së i shtohet edhe Nallbani, personi që i vuri dinamitin bustit të Stalinit

17
foto Ballkanweb
foto Ballkanweb

Garës për të marrë kreun e PD-së i shtohet edhe një element i ri. Është një personazh i njohur, një nga nismëtarët e parë të lëvizjes Demokratike në Shqipëri, i cili në mars 1990 i ka vënë dinamitin bustit të Stalinit pranë Hotel ‘Dajtit’ në Tiranë, njofton Ballkanweb. 

Bujar Nallbani, i cili është shprehur i keqardhur që nuk ka pasur vëmendjen e duhur të mediave ka theksuar, se rivali më i fortë për të është Sokol Olldashi.

Çuditem sesi njerëz të tillë që kanë një radhë në kandidim të lihen në harresë, dhe të zhvendoset vëmendje tek një i kollarisur. Natyrisht kanë dhënë kontribute te tyre njerëz të mrekullueshëm si Sokol Olldashi dhe të tjerë, por dhe nuk duhet të lihemi në harresë. Rivali i im më i fortë, Sokol Olldashi”, ka deklaruar Bujar Nallbani, për Ballkanweb.