Emërimet, Ilir Kerni Drejtori i ri i TOB dhe Artan Shabani i GAK. Rama: Reformë rrënjësore në art

22

rama raiJanë prezantuar sot në Kryeministri, Drejtori i ri i Teatrit të Operës dhe Baletit Ilir Kerni dhe ai i Galerisë së Arteve Artan Shabani.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri i vendit Edi Rama, u shpreh pro mbështetjes së reformës tërësore të sistemit të kulturës dhe artit.

Ju siguroj për angazhim tim të plotë me zemër dhe mendje për të mbështetur idetë projektet dhe planet tuaja dhe të dy institucioneve tona të mëdha. Jam po aq plotësisht i angazhuar për të mbështetur një reformë tërësore të sistemimit tonë të kulturës dhe të artit, ku sot preken gjurmët e një rrënimi. Po të mos ishit ju, njerëzit e talentuar politikat rrënuese kulturore të gjithë këtyre viteve do të kishin shkretuar gjithë kulturën dhe artin tonë”,- tha Rama.

Rama drejtoi një falënderim të posaçëm ndaj Ministres së Kulturës, Kumbaro duke theksuar vullnetin dhe vizionin e saj të fortë mbi piketat e reformës rrënjësore.

Unë kam besim se nën drejtimin e Ministres Kumbaro, me bashkëpunimin tuaj dhe përmes dialogut ne do të hapim faqe të re të qeverisjes sonë të kulturës, për rritjen e cilësisë së produkteve kulturore dhe artistike. Sot dua ta falënderoj Ministren për vizionin, për vullnetin e fortë dhe punën mbresëlënëse, që ka nisur duke hedhur piketat e një reforme rrënjësore”,- tha Rama.