Drejtori i Doganës së Tiranës në flagrancë duke shpërblyer njerëz me para, ndërsa policia arreston denoncuesit

60

leke-2_4Policia e Tiranës mban të ndaluar personat të cilët kanë denoncuar shpërblimet me para që Drejtori i Doganës së Tiranës po shpërndante në rrugën “Josif Pashko”. Personat që kanë denoncuar këtë akt i përkasin stafit të kandidatit të PS-së, Rakip Suli. Stafi ka bërë kallzim penal për mbajtjen e denoncuesve akoma të ndaluar në Komisariat.

“Jemi informuar se rreth mesnatës, ora 01:00, disa aktivistë të kandidatit të PS-së, Rakip Suli, janë shoqëruar në rajonin e policisë nr 3.

Nga stafi i kandidatit rezulton se një grup i caktuar njerëzish, me në krye drejtorin e Doganës së Tiranës janë kapur nga aktivistët e z.Rakipi, duke shpërndarë shpërblime në para personave të caktuar në rrugën “Josif Pashko”. Për këtë arsye, ata kanë tentuar ta ndalojnë këtë veprimtari dhe në këtë moment janë lajmëruar forcat e policisë që kanë bërë shoqërimin e tyre. Tani është ora 3 pas mesnate dhe nuk po na jepet asnjë shpjegim pse ata mbahen për aq orë aty.

Tani sapo ka përfunduar një kallëzim penal i bërë nga njeri prej anëtarëve të stafit, që nuk është shoqëruar, i cili ka informuar organin e procedurës për të nisur procedimin penal për shtetasit që kanë kryer këtë veprimtari të paligjshme dhe konkretisht për drejtorin e Doganës së Tiranës, që ka kryer aktivisht veprime penale.

Janë administruar edhe foto të makinës së drejtorit. Siç duket, Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të ndërprerë këtë veprimtari të paligjshme që është konstatuar nga aktivistët e e kandidatit Rakip Suli. Ajo që është për t’u theksuar dhe bën çudi në këtë histori është se janë mbledhur për 10 minuta forca të shumta policie me në krye nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, z.Breçani, fakt ky që tregon që aktivistët e z.Suli kanë ndërprerë një veprimtari që bëhet rëndom, por PS-ja me strukturat e saj do ta ndalojë në çdo cep të Tiranës”, citohet Ndreca nga TV A1 Report