Drejt krijimit të një Prokurorie Europiane

56

FRANCE-EU-TELECOMS-REDINGPër të ruajtur buxhetin europian, duhet një Prokurori europiane. Kjo është bindja e Komisionit, që propozon krijimin e saj. Kjo Prokurori mund të përndjekë të gjithë ato, që abuzojnë me paratë evropiane, duke i dërguar përpara drejtësisë kombëtare. Sot, vetëm 42% e dosjeve të transmetuara nga Brukseli, përfundojnë me dënime.

« Rreth 500 milionë euro që vijnë nga kontribuuesit humbasin çdo vit, pasi ne nuk mund të përndjekim mashtruesit përtej kufijve. Domethënë është minimumi i asaj, çka ne duam të ruajmë. Dhe mendoj, se shumat në lojë janë më të larta se kaq » shpjegon për Euronews, Komisionerja evropiane Viviane Reding.

Tre vende nuk do të marrin pjesë në këtë prokurori, që pritet të krijohet : Anglia, Irlanda dhe Danimarka. Në Londër, konservatorët vlerësojnë që duhet më tepër t’i shtyjmë vendet liberale, t’i sanksionojnë më mirë mashtruesit.

Topi, tashmë është në kampin e Shteteve Anëtare dhe Parlamentit Europian. Për të krijuar këtë Prokurori, duhet që të paktën nëntë vende të bien dakord paraprakisht./im.ta/