Kurdët përplasje të fuqishme me policinë

66

les-rues-de-cizre-ce-samediNë Turqi, një grumbullim i madh Kurdësh që po festonin përparimin e vëllezërve të tyre sirianë, shndërrohet në një përleshje të dhunshme me policinë. Në qytetin e vogël të Cizre, në kufirin turko-sirian, me qindra turq kanë festuar të premten në mbrëmje përvjetorin e tërheqjes së ushtrisë së Bashar- al-Assad nga nëntë fshate kurdë në Siri, por gjithashtu edhe fitoren e një prej fraksioneve të tyre rebele kundër islamistëve të Ras-Al-Ain.

Grumbullimi i paligjshëm u shpërnda nga policia. Pjesëmarrësit filluan të hedhin kokteje molotovi mbi makinat e blinduara të policisë.

Kurdët e Sirisë parashikojnë krijimin e një qeverie autonome të përkohshme për të administruar rajonet, ku ato janë në shumicë në veri të vendit. Ankara i trembet faktit, që dalja e një rajoni autonom nga ana tjetër e kufirit, mund të inkurajojë në luftën e saj Partinë Punëtore të Kurdistanit.