« Rreth 500 milionë euro që vijnë nga kontribuuesit humbasin çdo vit, pasi ne nuk mund të përndjekim mashtruesit përtej kufijve. Domethënë është minimumi i asaj, çka ne duam të ruajmë. Dhe mendoj, se shumat në lojë janë më të larta se kaq » shpjegon për Euronews, Komisionerja evropiane Viviane Reding.
Tre vende nuk do të marrin pjesë në këtë prokurori, që pritet të krijohet : Anglia, Irlanda dhe Danimarka. Në Londër, konservatorët vlerësojnë që duhet më tepër t’i shtyjmë vendet liberale, t’i sanksionojnë më mirë mashtruesit.
Topi, tashmë është në kampin e Shteteve Anëtare dhe Parlamentit Europian. Për të krijuar këtë Prokurori, duhet që të paktën nëntë vende të bien dakord paraprakisht./im.ta/