Dita e Sulltan Nevruzit, Veliaj: Në ditë të tilla të reflektojmë për gjërat që na bashkojnë më shumë

68

erion-veliaj3“Uroj që në ditë të tilla të reflektojmë dhe të kuptojmë që ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë”, tha sot Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, gjatë vizitës në selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë me rastin e Ditës së Nevruzit..
“U uroj besimtarëve festën e Nevruzit, është dita e parë e ekuinoksit, e pranverës , kështu që do të doja që të gjithë të keni pranverë në familjen dhe shpirtin tuaj. Dua të uroj të gjithë besimtarët bektashinj, bashkëpatriotët e Naim Frashërit që me frymën e Naimit, me frymën pozitive të të bërit të gjërave mbarë e mirë, të bëjmë gjëra mbarë e mirë për Shqipërinë . Unë e di, shpesh kalojmë edhe tensione në politikë, siç ishte ai i javës së kaluar në parlament”, tha Veliaj.

Ministri Veliaj u shpreh se “e di që ka disa cinikë që mendojnë se harmonia fetare na ka rënë në llotari, por nuk është ashtu, është diçka që ne investojmë çdo ditë kështu që më vjen mirë që edhe krerët e besimeve të tjera ishin këtu për të uruar bektashinjtë dhe gjithë shqiptarëve gëzuar festën.