DASH e quan një vizitë historike atë të kryeministrit serb në Tiranë më 27 maj e cila vjen 6 muaj pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd.
“SHBA përshëndet kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar në vizitën e parë zyrtare që kryeministri serb bëri në Tiranë më 27 maj. Vizita historike e Vuçiç vjen 6 muaj pas vizitës së Ramës në Beograd, vizita e parë e një kryeministri shqiptar pas 70 vitesh. Ne përshëndesim dy liderët për riafirmimin e angazhimit të tyre pr të forcuar bashkëpunimin mes dy shteteve me qëllim dhënien e kontributit për paqe, prosperitet dhe stabilitet në rajon.