CEZ investon në Pogradec, vendos transformatorin me fuqi 15 mega

55

cez-skuadra-320x240CEZ Shpërndarje ndryshon një transformator tek nënstacioni elektrike duke vendosur një të më fuqishëm me qëllim përmirësimin e nevojave të konsumatorëve.

CEZ Shpërndarje bëri të ditur se po instalohet transformatori 15 mega, trefish më i madh se i pari me qëllim zgjidhjen njëherë e mirë të problemit të ndërprerjes së energjisë elektrike.
“Do të reduktohen ndërprerjet e energjisë me transformatorin 15 mega. Zgjidhja përfundimtare do të ishte transformatori 20 mega por ky është një projekt i joni i mëvonshëm. Transformatori i ri do të arrijë të përballojë plotësisht kërkesën e qytetarit”, bëri të ditur CEZ.
Ndërkaq si pasojë e vendosjes së transformatorit të ri, qyteti i Pogradecit dhe rrethinat do të qëndrojnë disa orë pa energji.

Qarku i Korcës është qarku model në gjithë vendin ku qytetarët paguajnë rregullisht energjinë elektrike, ndërsa numri i debitorëve është i pakët.