Burri dhunë ndaj gruas përpara gjykatës

60

policia-e-tiranesNjë tjetër femër është dhunuar nga i shoqi në zyrat shtetërore. Vetëm pak pasi ka mbaruar procesi gjyqësor në Gjykatë, shtetasi Genci Sefo ka dhunuar ish bashkëshorten, duke e goditur në publik.

Seanca gjyqësore kishte si objekt shqyrtimi caktimin e kujdestarisë së fëmijës. Gjykata vendosi në favor të ish bashkëshortes së Sefos. Menjëherë pas mbarimit të seancës Genci Sefo i është ofruar ish gruas së tij duke e goditur, në sy të publikut.

Ish bashkëshortja e ka denoncuar menjëherë Sefon dhe polica e ka shpallur person në kërkim.