Çifti ndryshon gjini, ai bëhet femër dhe ajo mashkull

77

f1_22gjini1374483527Një çift që në paraqitje të parë duket më se normal, nuk të jep përshtypjen se të dy personat kanë ndërruar gjininë e tyre.

Arin Andrews dhe Katie Hill, vetëm dy vite më parë, ai ishte një vajzë me emrin Emerald dhe ajo një djalë me emrin Luke.

Që të dy i janë nënshtruar operacioneve dhe kanë ndryshuar gjithashtu edhe emrat.

Arin shprehet për ‘The Sun’: “E kam urryer gjithmonë gjoksin tim. Gjithmonë kam menduar se nuk duhet ta kisha. Tani ndihem shumë rehat me trupin tim dhe mund të bëj gjëra meshkujsh pa më parë njerëzit shtrembër.”

Arin dhe Katie, të dy shtetas amerikanë, janë njohur para dy vitesh në një terapi grupi për adoleshentët transeksualë dhe tashmë janë të lidhur si një çift normal.

145